Real Madrid ka ofertë tjetër për Kylian Mbappe
Real Madrid ka bërë gati ofertën tjetër prej 180 milion eurove për sulmuesin e Paris-Saint-Germain, Kylian Mbappe, meqë oferta e parë prej 160 milion eurove u refuzua.
Real Madridi ka kohë që ka konkretizuar interesimin për Mbappen, mirëpo gjërat nuk shkuan siç e menduan.
Kontrata e Mbappe përfundon verën e ardhshme, e sulmuesi i PSG ka refuzuar të rinënshkruajë kontratë edhe për pesë vjet të tjera me klubin për të cilin luan tani, gjë që e vë në pikëpyetje të ardhmen e tij.
“Real Madrid beson se e gjithë këto negociata do të përfundojnë me Kylian të veshur në të bardha. Kylian do të bëhet ylli i Real Madridit, që do të luajë krahë shokut të tij, Karim Benzema”, thuhet në një komunikatë të lëshuar për media./21Media