Real Madrid-Man.City, sot zhvillohet akti i parë gjysmëfinal

Liga e Kampionëve rikthehet sot me ndeshjen e parë të fazës gjysmëfinale ku do të ballafaqohen Real Madridi me Manchester Cityn.

Akti i parë do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, aty ku Reali synon të bëjë hapin e parë drejt finales së madhe, por përball do të ketë gjigantin anglez të Pep Guardiolës i cili po kalon nëpër një seri të jashtëzakonshme të rezultateve pozitive.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

Back to top button