Ukraina thotë se ka rrëzuar raketat ruse të drejtuara në Kiev

Zyrtarët ukrainas thonë se mbrojtja ajrore rrëzoi 15 raketa lundrimi ruse të cilat u lëshuan gjatë natës kundër kryeqytetit, Kiev.

Nuk u raportuan viktima nga sulmi, sipas Serhiy Popko, një zyrtar i lartë ushtarak i Kievit.

Ai tha se besonte se raketat ishin lëshuar nga katër bombardues që fluturonin nga rajoni i detit Kaspik.

Sulmet e reja raketore erdhën disa orë përpara se Rusia të festonte Ditën e Fitores.

Festa e 9 majit përkujton fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka krahasuar luftën në Ukrainë – të cilën ai e përkufizon gabimisht si një betejë kundër një “regjimi neo-nazist” – me pushtimin e Adolf Hitlerit në Bashkimin Sovjetik.

Forcat ajrore të Ukrainës shkroi në Telegram se “brenda natës në 9 majin “të shenjtë”, (Rusia) nisi një sulm në territorin e Ukrainës”.

Popko tha se forcat ruse po përpiqeshin “të vrisnin sa më shumë civilë në këtë ditë”.

Sulmet e fundit vijnë pasi Ukraina tha se Rusia nisi sulmin e saj më të madh me dron të luftës të dielën mbrëma.

Ajo valë sulmesh me dron dhe raketa vrau të paktën një person dhe plagosi pesë.

Një seri shpërthimesh, sulmesh me dron dhe sabotazhe tronditën Rusinë gjatë javës së kaluar duke përfshirë një sulm të supozuar me dron në Kremlin.

Moska fajësoi dronët ukrainas, por Kievi mohoi çdo përfshirje./21Media

Back to top button