Real Madridi dhe PSG synojnë dyshen e Interit

“Tuttosport” bën të ditur se Paris Saint-Germain dhe Real Madridi janë të interesuar në Marcus Thuram dhe Alessandro Bastonin, por që Interi do të paktën 80 milionë euro për secilin prej yjeve të vet.
Gjiganti i La Ligas, Real Madridi ka shprehur interesim në mbrojtësin e Interit dhe Italisë, Bastonin, ndërsa PSG është duke e monitoruar Thuram.
Thuhet se Carlo Ancelotti ka kërkuar një mbrojtës të ri në Madrid këtë verë dhe Bastoni është njëri nga emrat në listën e gjigantit spanjoll. Bastoni gjithashtu është edhe në listën e Manchester Cityt.
“Gazzetta” bëri të ditur muajin e kaluar se Bastoni ishte njëri nga pesë yjet e Serie A të cilët mund të largohen gjatë kësaj vere, por vetë mbrojtësi italian e konfirmoi së fundmi që ai nuk është duke e konsideruar largimin nga “Giuseppe Meazza” aktualisht.
Në të njëjtën kohë, PSG po e monitoron Marcus Thuram, i cili gjithashtu ka kontratë me Interin. Kampioni francez ishte në bisedime me sulmuesin 26 vjeçar një vit më parë, para transferimit të tij si lojtar i lirë te Interi.
Thuhet se “Nerazzurët” nuk do të shesin asnjërin nga yjet e tyre nëse nuk ka oferta në regjionin e 80 milionë eurove.