Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) u bë tërheqja e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave.

Tërheqja e shortit u bë në praninë e Komisionit të Garave, i cili përbëhej nga kryetarja Lindita Cena, Valbona Gashi Uka e Agron Shosholli, anëtarë si dhe përfaqësuesve të klubeve pjesëmarrëse në këtë fazë të garave.

Shorti vendosi që çiftet e gjysmëfinales të jenë Kosova VR – Malisheva dhe Mitrovica – Prishtina.

Ndeshjet do të zhvillohen më 30 prill, derisa skuadrat fituese vazhdojnë më pas në finale.

Çiftet e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave:

Kosova VR – Malisheva

Mitrovica – Prishtina

Back to top button