Real Madridi i afrohet edhe më shumë titullit

Real Madridi ka triumfuar në “El Clasico” për të bërë një tjetër hap të madh drejt titullit të kampionit.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti triumfoi me përmbysje ndaj Barcelonës, në një ndeshje që prodhoi spekatakël golash.
Derbi i luajtur në “Santiago Bernabeu” përfundoi me rezultatin 3:2.
Real Madridi tani ka 81 pikë në krye të tabelës, 11 më shumë se Barcelona.