Reali dhe Endrick kanë 100% marrëveshje verbale

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano raportoi dje se Real Madridi ka arritur marrëveshje me Endrick, që ky i fundit të kalojë në “Santiago Bernabeu”.
Reali ka vendosur që të paguajë 72 milionë euro drejt Palmeiras për Endrick, ndërsa sot Romano bënë të ditur se kampioni evropian dhe ylli 16 vjeçar kanë 100% marrëveshje verbale.
Por, Reali nuk ka garanci për ta bërë marrëveshjen me Endrick zyrtare në këtë vikend. Mund të marrë më shumë ditë që të zgjidhen problemet me FIFA-n dhe më pas që të nënshkruhen dokumentet.
Pritjet janë që i gjithë procesi të përfundojë brenda muajit dhjetor të këtij viti.

Back to top button