​Reali e Barcelona luajnë sot në Coppa del Rey

Reali dhe Barcelona do t’i zhvillojnë ndeshjet e radhës në Coppa del Rey të vlefshme për 1/8-tën e finales.
Synimi i të dy skuadrave është që të vazhdojnë tutje në këtë garë, por nuk do të kenë punë të lehtë.
Barcelona luan në udhëtim ndaj Ceutas në “Estadio Municipal Alfonso Murube” me fillim nga ora 20:00 dhe motivi te katalanasit është mjaftë i lartë pas triumfit në finalen e Superkupës kundër Real Madridit.
Punë më të vështirë se Barça pritet të ketë Real Madridi që do të ballafaqohet me Villarrealin.
Skuadra e trajnerit Carlo Ancelotti udhëton në “Estadio de la Ceramica” për t’u përballur me një rival mjaftë të papërshtatshëm.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 21:00.

Back to top button