Policia i gjen heroinë në shtëpi, arrestohet një serb në Gjilan

Një shtetas i Serbisë është arrestuar dje në Gjilan, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar 143.8 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i serbisë pasi qe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar 143.8 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./21Media 

Back to top button