Reali ndalet nga Betisi, mbetet 9 pikë prapa Barçës

Real Madridi nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë nga dueli me Real Betisin në kuadër të xhiros së 24 tp La Ligas.
Ndeshja përfundoi pa gola edhe pse gjatë 90 minutave të dy skuadrat dhuruan ndeshje të hapur dhe me shumë raste shënimi por gardianët e të dy skuadrave ishin në nivelinne duhur.
Ky barazim e largon dukshëm skuadrën e Carlo Ancelottit nga lufta për titull pasi tashmë ka nëntë pikë më pak se lideri i tabelës, Barcelona që ka 62 në vendin e parë.
Pikërisht pas dy javësh Real Madridi dhe Barcelona do të ballafaqohen në El Clasicon e radhës, ku edhe do të mësohet më shumë sa i përket luftës për titull.