Reali refuzon 50 milionë euro për Asension

Klubi madrilen nuk e ka ndërmend ta shesë talentin e ekipit

Real Madrid i ka thënë jo ofertës prej 50 milionë eurosh të Liverpoolit, për sulmuesin Marco Asensio, shkruajnë mediat në Spanjë.

Sipas gazetës AS, klubi nga Merseyside ka shpresuar që do të mund ta transferonte 21-vjeçarin në Anfield gjatë verës, por përgjigja negative e Realit ka qenë e menjëhershme.

Asensio është kthyer këtë sezon në Madrid pas një viti huazim te Espanyoli dhe ka mahnitur me paraqitjet e tij, duke realizuar 9 gola në 29 paraqitje, përfshirë këtu edhe realizimin ndaj Bayern Munichut të martën në fitoren 4:2 të Realit në Ligën e Kampionëve.

Back to top button