Realizohet fluturimi i parë Izrael-Emirate të Bashkuara Arabe

 

Fluturimi i parë komercial nga Izraeli në Emiratet e Bashkuara Arabe u realizua sot duke shënuar një hap të madh në normalizimin e marrëdhënieve pas një marrëveshje historike.

Aeroplani “El Al” bëri udhëtimin tre-orësh, duke transportuar një delegacion të zyrtarëve izraelitë dhe amerikanë, transmeton rtv21.tv.

Të shtunën Emiratet e Bashkuara Arabe shfuqizuan një ligj që bojkoton Izraelin i cili kishte qenë në fuqi që nga viti 1972 dhe në fillim të këtij muaji të dy vendet hapën shërbime të drejtpërdrejta telefonike për herë të parë.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve – ndërmjetësuar nga SHBA u bë publike në një njoftim të befasishëm më 13 gusht.

Në bord gjendej një delegacion i zyrtarëve izraelitë dhe amerikanë, përfshirë Jared Kushner këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump, dhe këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Meir Ben-Shabbat.

Ekipet e përbashkëta do të takohen me përfaqësuesit e Emirateve për të zhvilluar fushat e bashkëpunimit midis Izraelit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe./21Media

Back to top button