Recetat që ju ndihmojnë për ta bërë lëkurën të lëmuar dhe rrezatuese 

Sot do të ndajmë me ju dy receta të jashtëzakonshme që janë të garantuara për ta bërë lëkurën tuaj të lëmuar dhe rrezatuese.
Receta e parë do t’ju shpëtojë nga rrudhat dhe e dyta do t’ju ndihmojë të hiqni qimet e padëshiruara të fytyrës. Rezultati i kombinuar është lëkurë e lëmuar dhe me shkëlqim.
Receta e kremit kundër rrudhave

Do t’ju duhet:
2 lugë vazelinë
1 lugë gjelle vaj bajame ose vaj ulliri
1 e verdhe veze
1 lugë mjaltë
1 avokado 
Si ta përgatitni:
Ngrohni vazelinë për disa sekonda derisa të zbutet – ose në një tenxhere në sobë ose në një enë të sigurt për mikrovalë në mikrovalë. Shtoni mjaltin dhe përzieni mirë. Shtoni pjesën tjetër të përbërësve, me të verdhën e vezës në fund. Përziejini derisa të përftoni një pastë homogjene. Hidheni kremin në një kavanoz të mbuluar dhe tundeni mirë, shkruan BrightSide, transmeton rtv21.tv
Si ta përdorni:
Fillimisht, lëreni përzierjen të qëndrojë për të paktën 5 minuta. Lani dhe thani shumë mirë fytyrën dhe më pas aplikojeni kremin në fytyrë. Masazhoni butësisht për disa minuta me lëvizje rrethore. Lëreni të qëndrojë për 30 minuta dhe më pas hiqeni me një pambuk ose peshqir të lagur.

Receta për heqjen e qimeve në fytyrë

Do t’ju duhet:
2 lugë miell
1/4 lugë çaji pluhur shafran i Indisë
3-4 lugë qumësht të freskët
1 lugë çaji lëng limoni
1 lugë gjelle vaj kokosi
Si ta përgatitni:
Shtoni të gjithë përbërësit së bashku në një enë dhe përzini mirë që të merrni një pastë të trashë. Rezultati duhet të duket si një masë e verdhë vajore.
Si ta përdorni:
Aplikoni një shtresë të trashë paste në fytyrën tuaj, duke shmangur qepallat dhe vetullat.
Përhapeni pastën në të gjitha zonat që dëshironi të hiqni qimet.
Lëreni maskën të thahet për 10 minuta.
Fërkoni butësisht maskën e tharë me gishta për ta hequr atë.
Kur të keni mbaruar, lani fytyrën me ujë të ngrohtë dhe thajeni me një peshqir të butë.
Do të shihni një ndryshim të madh, dhe gjithçka në vetëm 10 minuta!./21Media
Back to top button