“Reciprociteti është duke u zbatuar në përpikëri”

Kryeministri në detyrë Kurti vizitoi Doganën e Kosovës

Vendimi për reciprocitetin është duke u zbatuar me përpikëri, bëhet e ditur nga një komunikatë për media nga Zyra e kryeministrit, pas vizitës që ai i bëri Doganës së Kosovës.

“Gjatë këtij takimi, u.d. i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Ibrahim Xhaka e njoftoi Kryeministrin në detyrë Kurti lidhur me mbarëvajtjen e punës së Doganave pas situatës së krijuar nga COVID 19 dhe në të njëjtën kohë, mbi zbatueshmërinë e vendimit të Qeverisë në detyrë për masat e para reciproke ndaj Serbisë. Sipas raporteve të Doganave, ky vendim është duke u zbatuar në përpikëri që nga dita e hyrjes në fuqi.”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu bëhet e ditur se kryeministri në detyrë, Kurti ritheksoi se reciprociteti buron nga parimi i barazisë, dhe se me vendimin e Qeverisë për masat e para të reciprocitetit po zbatojmë reciprocitet gradual, derisa njëkohësisht po ndërtojmë gradualisht kapacitetet për zbatim efikas të tyre. Ai falënderoi Doganat për punën e tyre dhe bashkëpunimin me ministritë e linjës, si dhe iu uroi punë të mbarë.

Nëdrsa në këtë vizitë Kurti ishte i shoqëruar nga ministrja në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari dhe ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi./21Media

Back to top button