Mustafa pranë blegtorëve në këto ditë pandemie

MBPZHR-ja premton përkrahje

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot ka vizituar fermën e blegtorit Ismet Koci, në fshatin Ramoc të Komunës së Gjakovës, i cili aktualisht në fermën e tij ka 400 dele dhe 250 qengja.

Mustafa gjatë kësaj vizite premtoi përkrahje për blegtorët në vendin tonë.

Blegtorët tonë do të kenë më shumë përkrahje dhe partneritet nga Ministria që së bashku t’i bëjmë ballë gjendjes emergjente, për të siguruar sa më shumë ushqim cilësor për familjet tona”, tha Mustafa.

Tutje nga kjo ministri thonë se në programet mbështetëse të këtij viti do të vazhdojë përkrahjen për sektorin e blegtorisë në gjithë vendin. Krahas rritjes së subvencioneve, sipas tyre, do të rriten edhe investimet në përkrahjen e fermave blegtorale, me qëllim që ky sektor, përkundër vështirësive që mund të ketë gjatë kësaj situate, të dalë sa më i fuqishëm.

MBPZhR-ja në vazhdimësi po angazhohet për të siguruar edhe furnizimin me ushqim për sektorët e blegtorisë dhe shpezëtarisë“, thuhet në njoftimi i Ministrisë./21Media

Back to top button