Reduktime të ujit për shkak të turbullirës

 

Për shkak të turbullirës në kanalin e Ibër Lepencit, Obiliqi, Fushë-Kosova, Drenasi dhe lagjia “Kalabria” në Prishtinë do të mbesin pa ujë të pijshëm.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se si pasojë e reshjeve të shiut ditët e fundit, janë rritur rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe të njëjtat kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i papërpunuar për t’u trajtuar për pije.

Reduktime të ujit u paralajmëruan edhe në disa zona të Prishtinës, gjatë mesditës dhe natës, konsumatorë që furnizohen nga sistemi i Badovcit./21Media 

Back to top button