Reduktimet e energjisë elektrike, Çitaku: Dikush duhet me dhënë përgjegjësi

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, tha sot se dikush duhet me dhënë përgjegjësi për sabotimet e njëpasnjëshme të secilit projekt, i cili siç u shpreh ajo, do të rriste pavarsinë energjetike të Kosovës.
Sipas saj, sigurimi i energjisë është çështje e sigurisë kombëtare.
“6 me 2 orari i reduktimeve në mes të Gushtit, kur niveli i konsumit është i ultë. Mund ta marrim me mend se si do të jetë dimri në Kosovë këtë vit. Dikush duhet me dhanë përgjegjësi për sabotimet e njëpasnjëshme të secilit projekt i cili do të rriste pavarsinë energjetike të Kosovës. Sigurimi i energjisë është çështje e sigurisë kombëtare. Këto janë betejat e vërteta, e jo luftërat imagjinare në kokën e Kryeministrit”, shkroi Çitaku në Facebook.
KEDS ka bërë të ditur se ka pranuar urdhëresën nga Qendra Nacionale Dispeçerike e Kosovës, pjesë e KOSTT, që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike nga ora 08:00 e ditës së sotme. Këto kufizime, në bazë të planit të dërguar, do të jenë deri në 2 orë për të gjithë konsumatorët, të cilët gjatë ditës së hënë do të kenë nga 6 orë energji elektrike dhe 2 orë kufizime./21Media

Back to top button