Ish-kryeministri i Australisë mbante në fshehtësi portofolet e ministrive
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese thotë se do të hetojë raportet se paraardhësi i tij, Scott Morrison, ka marrë fshehurazi tri role në ministri.
Morrison u bë ministër i përbashkët për portofolet e shëndetësisë, financave dhe burimeve dy vjetë para se të humbiste pushtetin në maj, raportojnë mediat lokale.
Albanese tha se do të kërkonte këshilla ligjore për vendimet, duke i quajtur ato “të papranueshme” dhe “thjesht të çuditshme”, përcjell rtv21.tv
Ish-kryeministri nuk ka pranuar të komentojë.
Të hënën, guvernatori i përgjithshëm David Hurley, përfaqësuesi i Mbretëreshës në Australi, konfirmoi se ai kishte nënshkruar një instrument administrativ që i kishte lejuar Morrison-it të merrte fshehurazi portofolet.
Ishte “në përputhje me nenin 64 të Kushtetutës”, tha një zëdhënës. Por kryeministri Albanese, ekspertë të ligjit dhe ish-kolegët e Morrison kanë kritikuar sekretin që e rrethon atë, raporton BBC
Madje disa ministra thuhet se nuk ishin në dijeni se po ndanin portofol me ish-kryeministrin.
“Ky është lloji i aktivitetit të ‘tenxhere prej kallaji’ që ne do ta tallnim nëse do të ishte në një vend jodemokrati”, u tha Albanese gazetarëve të hënën./21Media