Refugjatja 8-vjeçare ukrainase theret mbi 70 herë me thikë

Një refugjate 8-vjeçare ukrainase është therur mbi 70 herë me thikë në qafë dhe në trup, ndërkohë që edhe nëna e saj është gjetur në vendngjarje pa ndjenja, në Co Clare të Irlandës.
Vajza, 8 vjeçe, mbetet në një gjendje kritike në spital pas incidentit të dhunshëm në një pronë që përdorej si strehim urgjent pranë Clarecastle, në periferi të Ennis, transmeton rtv21.tv.
Ndërsa hetimi po vazhdojnë, “Irish Sun” kupton se policët kanë identifikuar një të dyshuar dhe nuk po kërkojnë askënd tjetër në lidhje me incidentin.
Mësohet se fëmija është transferuar në Dublin për trajtim mjekësor të specializuar./21Media 
 

Back to top button