Refuzohen 3 mijë e 435 zarfe me fletëvotime nga diaspora

 

8 212 zarfe janë pranuar nga 11, 653 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit kurse, janë refuzuar 3435 tjera. Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se QNR-ja deri më tani nga 2382 vendovotime, ka arritur që të procesojë në sistem të dhënat për 2100 vendvotime.

“Sipas të dhënave të deritashme, QNR-ja ka arritur që nga 2 382 vendvotime të procesojë në sistem të dhënat nga formularët e subjekteve politike për 2 100 vendvotime (88.16%), si dhe të dhënat nga formularët e kandidatëve për 1 679 vendvotime (70.49%). Edhe në skanimin e listës përfundimtare të votuesve, e cila ka shërbyer që votuesit të nënshkruhen në ditën e zgjedhjeve, ka progres të theksuar. Deri më tani është skanuar lista përfundimtare e votuesve nga 2 035 vendvotime (85.43%). Siç e kemi bërë të ditur ky skanim është i domosdoshëm për të na siguruar nëse ka ose jo raste kur ndonjë votues ka votuar në vendvotimin e tij të rregullt, por edhe në vendvotimin me kusht”,ka thënë Elezi.

Ai  po ashtu ka bërë të ditur se se shërbimi votues i KQZ-së, është duke vijuar edhe me procesin e vlerësimit ta rreth 43 mijë e 500 pakova të supozuara me fletëvotime dhe selektimin e tyre.

“Deri më tani, nga 11,653 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, janë aprovuar 8,212 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 3 435 zarfe me fletëvotime. Arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme. Disa prej këtyre pakove janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; disa të tjera për shkak se janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit. Po ashtu, në disa raste pakot janë dërguar nga votues të paidentifikuar (votim grupor); apo se në pakon që kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jo-valide”, ka treguar Elezi.

Ai po ashtu ka njoftuar se numërimi përfundon sot në ora 14:00.

“Me rekomandim të QNR-së ne nuk mund ta përjashtojmë këtë sepse ka rinumërime të cilat janë në procesin e auditimit aktualisht dhe duhet të presim procesin e auditimit të tyre. Nëse ka nevojë që të ketë rinumërime të tjera“, ka shtuar ai./21Media

Back to top button