Refuzoi të kthehet në Kosovë, 41 vjeçari bëri vetëvrasje

Një 41-vjeçar nga Kosova me inicialet F.U.  bëri vetëvrasje të mërkurën në bodrumin e gjykatës së Bordos, Francë.
Gazeta franceze Le Monde, shkruan se ai kishte refuzuar të hipte në një aeroplan për në Prishtinë dy ditë para se të bënte vetëvrasje.

Raportohet se F.U kishte shkuar në Francë rreth 15 vite më parë bashkë me vëllain e tij, pasi ia kishin vrarë 15 anëtarë të familjes në Kosovë.
“Ai mbërriti në Francë rreth 15 vjet më parë, duke ikur nga konfliktet ndëretnike dhe një situatë të paqëndrueshme politike. Ai kishte një të kaluar të dhimbshme traumatike të lidhur me vrasjen në të njëjtën ditë të 15 anëtarëve të familjes së tij. Ai u largua nga vendi i tij me vëllain e tij, i cili do të jetonte në Alsace. Ai nuk ka më familje, as në Francë, as në Kosovë”, tregoi avokati i tij, Abraham Herve Diompy, avokat i detyrueshëm për Institutin për Mbrojtjen e të Huajve në Bordo.
Sipas elementeve të para të hetimit, viktima do të gjykohej pasditen e ditës tragjike për largim nga shteti i Francës. Ai numëronte rreth dhjetë dosje kriminale, kryesisht për vjedhje. E fundit, rrahu ish-partneren e tij dhe bëri burg rreth katër muaj./21Media
Back to top button