Gjykata speciale në pushim dimëror
Ekipi i Gjykatës Speciale në Hagë nga sot kanë hyrë në pushim dimëror.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se pushimi do të zgjasë për 18 ditë, deri më 7 janar të vitit 2022.
Nga nëntori i vitit 2020 në Hagë po gjykohen edhe krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi.
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, që nga nëntori i vitit 2020 gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.
Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor të vitit 2020./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?