Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut kumtoi se për shkak të vizitës zyrtare të presidentit polak, Andrzej Duda sot dhe nesër do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit nëpër pjesët qendrore të Shkupit.
“Apelojmë deri tek qytetarët pjesëmarrës në komunikacion të respektojnë urdhrat që japin nëpunësit policor në uniformë dhe të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për ndryshim të regjimit të komunikacionit”, theksuan nga MPB, shkruan TV21/21Media

Back to top button