Ndahet nga jeta Fadil Kraja, një nga penat me të ndritura të dramaturgjisë

Është ndarë nga jeta në moshën 91 vjeçare, shkrimtari e dramaturgu i shquar shqiptar, “Kalorsi i urdhërit së Skenderbeut”, “Mjeshtri i Madh”, “ Krenaria e Qytetit”, Fadil Kraja.
Homazhet për këtë figurë të shquar do të zhvillohen nesër, me datë 19 , nga ora 9-12, në hollin e teatrit “Migjeni”.
“I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!U prehsh në paqe Fadil Kraja!”
Kush ishte Fadil Kraja?
Fadil Kraja është dramaturg dhe letrar i shquar kombëtar. Krijimtaria dhe emri i tij lidhen ngushtë me Teatrin Kombëtar Shqiptar dhe Teatrin “Migjeni” të Shkodrës ku në këtë të fundit ka kontribuar 60 vjet.
Veprat e tij janë luajtur e vazhdojnë të luhen nga trupat teatrale të Kosovës, por edhe të Diasporës e të qyteteve të ndryshme në Shqipëri.
Kraja ka shkruar mbi 50 drama dhe komedi të suksesshme të shfaqura në të gjithë teatrot profesioniste të Shqipërisë, si dhe në Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe në diasporë.
Fadil Kraja është fitues i dhjetra çmimeve letrare e sidomos në dramaturgji. Ai është Laureat i Çmimit të Republikës. Kontributi i tij është çmuar edhe nga Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, i cili i ka dhënë titullin e lartë “Mjeshtër i madh”.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta me rastin e 70 vjetorit të themelimit të trupës profesioniste të Teatrit “Migjeni” në Shkodër e ka dekoruar shkrimtarin dhe dramaturgun Fadil Kraja me Urdhrin e Kalorësit te Flamurit.
Disa nga veprat e Krajës
“Fisheku në pajë”, i cili vetem ne Shkodër u shfaq rreth 500 here
“Sinjalet e natës”
“Shpartallimi”
“Baca i Gjetajve”
“Gjaku i Arbërit”
“Djem të mbarë”
“Çështja e Blertës”
“Flamur në dasëm”
“Rozafa”
“Kur flasin zemrat”
“Luani i shtëpisë”
“Çështje familjare”
“Njerëz të ditëve tona”
“Mos më shkim hisen e diellit”
“Jorgani”
“Ditari i një mësuesi”
“Dopio gjashta”,
“Dy jetë”
“Midis dy dhimbjeve”
“Surpriza”
“Martesë me internet”
“Nata e fundit”, si dhe shumë drama për fëmijë, skenare filmash, librete operash dhe operetash./oranews

Back to top button