Regjisorja Blerta Zeqiri emërohet drejtoreshë e Qendrës Kinematografike të Kosovës

Regjisorja Blerta Zeqiri është zgedhur drejtoreshë e Qendrës Kinematografike të Kosovës.
Kjo u bë e ditur nga kreyministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili priti në takim sot Zeqirin.

“Blerta Zeqiri nga sot drejtore e Qendrës Kinematografike të Kosovës. Bashkë me ministrin Çeku, në zyrën time pritëm drejtoren e sapozgjedhur të Qendrës Kinematografike të Kosovës, regjisoren Blerta Zeqiri. “, shkroi Kurti në Facebook.

Vendimi për zgjedhjen e saj është marrë nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, sipas Ligjit për Kinematografinë.

Ndërsa Kurtivlerësoi kontributin e Zeqirit në kinematografi, duke thënë se me atë në krye të QKK-së fuqizohet tutje në kinematografi

“Blerta është ndër emrat më të suksesshëm në kinematografinë e Kosovës. Ajo njihet për cilësinë e krijimtarisë dhe kontributin për zhvillimin e sektorit të filmit. Blerta nisi një angazhim të ri, duke e bartur zërin dhe potencialin e komunitetit brenda institucionit më të lartë të filmit.
Me Blertën në krye të QKK-së fuqizohet tutje reforma jonë në kinematografi. Me buxhet të rritur për prodhim të filmit dhe ligjin e ri në prag të miratimit përfundimtar, kinematografia jonë do të arrijë nivele të reja të suksesit ndërkombëtar.”, përfundoi Kurti.

Drejtori i QKK-së zgjidhet me mandate 4 vjeçar me mundësi vazhdimi.

Në konkurisn e hapur më 25.01.2023, për Drejtor të QKK-së Zeqiri doli si kandidatja e dytë e votuar nga këshilli drejtues i këtij insitucioni. I pari ishte Lum Çitaku.

Sipas Ligjit për Kinematografinë, drejtori i QKK-së emërohet nga ministri i MKRS-së, nga lista me jo më pak se dy kandidatë që propozohen nga komisioni për zbatimin e konkursit.

“Për emërimin e drejtorit të QKK, Ministria e Kulturës shpall konkurs publik. Drejtorin e QKK e emëron Ministri për Kulturë nga lista me jo më pak se dy kandidatë që propozohen nga komisioni për zbatimin e konkursit. Për drejtor të QKK emërohet personi që ka arsimim universitar, që ka aftësi organizative e menaxhuese, ose kineast a krijues me reputacion”-thuhet në pikën 1, neni 32 i Ligjit për Kinematografinë./21Media

Back to top button