Kaloni te përmbajtja kryesore

Onana dhe Brozovic përplasen gjatë stërvitjeve

Tek Interi është parë një situatë e tensionuar në stërvitje, një ditë para ndeshjes kthyese kundër Benfikës në Ligën e Kampionëve.

Portieri Andre Onana dhe mesfushori Marcelo Brozovic u desh të ndaheshin nga shokët e skuadrës për të parandaluar një situatë më të rëndë konfliktuoze.

Kjo ndodhi pasi Onana vrapoi për të marr një top që po shkonte drejt kroatit Brozovic dhe u duk se u përplas dhe e shtyu atë.

Brozovic nuk e mori shumë qetë këtë situatë para një ndeshje kaq të rëndësishme, por dy lojtarët u ndanë nga shokët e skuadrës përpara se situata të përshkallëzohej.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button