Regjistrimi i popullsisë, vazhdojnë ankesat për përkatësinë fetare

Shkelje e të drejtave të njeriut po konsiderohet anashkalimi i pyetjes për përkatësinë fetare nga ana e regjistruesve të cilët po bëjnë regjistrimin e popullatës, ekonomive familjare dhe dëmeve të luftës.

Këtë dhe parregullsi tjera janë evidentuar nga organizata jo-qeveritare “Shqiptaria”, ku thonë se ky proces nuk po shkon siç do të duhej.

Anëtari i kryesisë së Organizatës “Shqiptaria”, Ramadan Dibrani thotë se procesi i regjistrimit nuk po zhvillohet siç duhet, pasi ka raste kur qytetarët nuk deklarohen për përkatësinë fetare dhe regjistruesit i shkruajnë si myslimanë.

“Sipas shënimeve tona nuk është mirë duke u mbajt, megjithëse ka toleranca në mes të mirës dhe të keqes, cila është e keqja, ajo që regjistruesi nuk të pyet çfarë besimi ke, çfarë është pika kryesore për neve… Ai që bën pyetje e merr komentin prej kandidatit edhe deklarohet për fenë e tij, deri tani nuk kemi shënime të bollshme se është krejt pozitive.. Ti a deklarohesh po, nëse nuk deklarohesh ta jep një epitet që je mysliman dhe e shkel të drejtat e njeriut”, tha ai.

Ai ka cekur rastet të cilat i kanë hasur gjatë këtyre ditëve duke shkaktuar kështu probleme mes të regjistruarve dhe banorëve.

“Ne po e diskutojmë rastin konkret ku njërit iu kanë drejtuar për regjistrim, kur ka ardhur për regjistrim në rubrikën për të besuarit tuaj, nuk ka bërë fare dhe këtu është dashur të sqarohet më tutje sepse aty janë gjashtë vende islame, mos t’i diskutoj të tjerat, ku ndër to është edhe një rubrikë ku e specifikon se duhet deklaruar me shkrim. Regjistruesit nuk e kanë aprovuar të drejtën minimale standarde por e kanë shkruar direkt mysliman”, tha ai.

Ankesat në lidhje me këtë Dibranit thotë se i kanë dërguar edhe në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, e cila po zhvillon procesin e regjistrimit të popullatës në vendin tonë.

“Se kemi pas ankesa dëshmojnë edhe këto dokumente që jemi ankuar në Agjencinë e Statistikave, International Amnisty dhe kemi anëtarin tonë të kryesisë i cili ka pasur rastin direkt vet”, tha ai.

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë ka filluar nga 5 prilli dhe do të përfundojë më 17 maj 2024. Përveç popullsisë këtu do të regjistrohen edhe ekonomitë familjare, banesat, dhe dëmet e shkaktuara gjatë luftës së fundit në Kosovë./kp

Back to top button