Regjistrohen dy tërmete në rajonin e Kërçovës
Tërmete me intensitet prej tre ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane me epiqendër 65 km në jugperëndim të Shkupit, janë regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e epiqendrës së Kërçovës.
“I pari në orën 08 e 14 minuta me magnitudë lokale të Rihterit ML2.6 dhe i dyti në orën 08 e 21 minuta me magnitudë lokale të Rihterit ML2.9, rrjedhin nga zona epiqendrore e Kërçovës. Tërmetet janë ndjerë nga popullata në pjesët jugperëndimore me intensitet prej III ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane”, bëjnë të ditur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup.
Rrjeti telemetrik sizmik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, mirëmbahet nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup./21Media