Rrahja në Mitrovicë të Veriut, dy prej të lënduarve ende në trajtim

Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje për rrahjen në Mitrovicë të Veriut.
Të hënën rreth orës 22:42, në rrugën “Vardari” në një lokal janë përfshirë në rrahje disa persona, ku është përdorur edhe arma e zjarrit. Si pasoj tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se dy prej të lënduarve ende janë në trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë Veri.
Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Rasti është në procedurë hetimore./21Media

Back to top button