Reka optimist se këtë vit do të liberalizohen vizat për kosovarët

Reka optimist se këtë vit do të liberalizohen vizat për kosovarët

Ka vetëm një muaj në krye të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, por ministri Blerim Reka tha se me anulimin e tri vendimeve të ish-ministres, Dhurata Hoxhës ka kursyer 400 mijë euro. Në një intervistë për kp, Reka tregoi se ka anuluar kontrata lobuese dhe këshillëdhënëse që nuk i shërbenin Kosovës dhe kontratën për qiranë e objektit jashtë ndërtesës qeveritare.

Ministri Reka foli edhe për liberalizimin e vizave, ku u shpreh optimist se këtë vit do të liberalizohen vizat për kosovarët, por që nuk dha ndonjë datë të caktuar.

Krahas kësaj, Reka u shpreh se gjatë gjithë mandatit të tij si ministër do të vazhdojë me racionalizmin e kursimit.

Ministri Reka u shpreh optimist se me një përpjekje të brendshme në gjyqësor dhe lobim të mirëfilltë në dy-tri shtete deri në fund të vitit do të liberalizohen vizat.

Për metodologjinë e re të BE-së për procesin integrues të Ballkanit Perëndimor, ministri Reka deklaroi se ka vende të cilat e shohin me rezerva këtë nga frika se procesi mund të zgjasë në pafundësi.