Reka: Tarifa 100% mund të largohet

I ftuar sonte në emisionin Clcik ishte ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka

Ministri Reka foli lidhur me tarifën 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, duke deklaruar se kjo tarifë mund të largohet vetëm me kushtin e vendosjes së reciprocitetit të plotë në të gjitha fushat me Serbinë.

Reka foli për tarifat si sanksion ekonomik, duke theksuar se tarifa nuk është shpikje e Kosovës, duke marrë shembull Shtetet e Bashkuara dhe tarifat e shumta që kanë vendosur ndaj shteteve tjera.

Reka deklaroi se tarifa është një masë e sovranitetit ekonomik, të cilën e ushton një shtet karshi një shteti apo një grupi shtetesh./21Media

Back to top button