Rrëshqitje të dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”

Abdixhiku u bënë apel qytetarëve që tu përshtaten kushteve atmosferike

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit njofton se si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka pasur rrëshqitje anesote të dheut.

“Në njërin shirit rrugor në drejtim të Shqipërisë (në hyrje të Vërmicës), janë paraqitur vështirësi në komunikacion, me ç’rast disa makina që ndodheshin në ate pjesë në kohën kur ndodhi rrëshqitja kanë pësuar dëme të vogla materiale, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në mesin e pasagjerëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Po ashtu bëhet e ditur se kompanitë e kontraktuara, në mbikëqyrje të ministrisë kanë intervenuar në vendin e ngjarjes dhe vendi është sinjalizuar, gjithashtu njoftohet se kompania do të mbetet në kujdestari gjatë gjithë kohës.

Përmes këtij njoftimi , ministri Lumir Abdixhiku bënë apel te qytetarët që tu përshtaten kushteve atmosferike, përderisa siguron se rrugët do të jenë të hapura në vazhdimësi për gjatë gjithë sezonit dimëror. /21Media

Back to top button