Rekord botëror, gruaja përgatiti 249 filxhanë çaj në një orë
Një grua nga Afrika e Jugut ka shënuar një rekord botëror Guinness për përgatitjen e 249 filxhanëve çaj në një orë, ose mbi 4 filxhanë në minutë.
Ingar Valentyn, një banore e Wupperthal-it të Afrikës së Jugut, u përpoq të thyente rekordin e mëparshëm prej 150 filxhanësh të përgatitur në një orë. Duke përdorur çajin rooibos, një bimë e cila është vendase në Afrikën e Jugut, Valentyn përgatiti një çaj të kuq bimor për të vendosur rekordin botëror, transmeton rtv21.tv.
Por si pjesë e sfidës së rekordeve botërore, Valentyn gjithashtu duhej të sigurohej që i gjithë çaji që ajo po gatuante të mos shkonte dëm. Një grup studentësh dhe anëtarësh të komunitetit lokal ishin aty për ta ndihmuar atë të thyente rekordin.
Çdo filxhan duhet të përmbajë të paktën 142 ml çaj dhe çaji duhet të zihet për të paktën dy minuta.
“Jam shumë e emocionuar për rekordin dhe për komunitetin tonë të Ëupperthal”, tha Valentyn pas fitores së saj./21Media
