Rekordi për vrapim me këpucë me taka të larta

Spanjolli Christian Roberto López Rodríguez theu rekordin botëror për vrapim me këpucë me taka të larta.

Ai e arriti këtë sfidë për vrapim në distancë prej 100 metrash për vetëm 12 sekonda e 82 të qindtat.

Krahasuar me fituesin tetë herë radhazi të medales së artë Usain Bolt, i cili vrapon me atlete, Rodríguez këtë sfidë e arriti për 3.24 sekonda më pak se ai.

Rodríguez në një deklaratë për media ka treguar se për këtë sfidë është përgatitur gjatë, dhe se ushtrimet ishin dërmuese. Ai ka thënë se për të është sfidë të vrapojë me taka të larta në shpejtësi të madhe. Sipas tij, në Spanjë organizohen gara të tilla vrapimi, por se gjithmonë ka pasur sukses në to.

Rodríguez me këtë rekord ia zuri vendin gjermanit André Ortolf, i cili në vitin 2019 theu rekordin me vrapim me taka për 14.02 sekonda.

Rekorderi i tanishëm Rodríguez vuan nga tipi I i diabetit, dhe këtë sfidë e provoi për një qëllim të rëndësishëm. Ai ka dashur të demonstrojë se njerëzit me këtë sëmundje po ashtu mund të provojnë shumë gjëra si personat që nuk vuajnë nga ajo.

Ky nuk është rekordi i vetëm për të. Sipas librit të rekordeve Ginis, ai tashmë ka thyer 57 rekorde. Rodríguez, që është 34 vjeçar, në mesin e shumë rekordeve të tjera ka thyer edhe rekordin me vrapim me sy të lidhur, edhe këtë në distancë prej 100 metrash./21Media

Back to top button