“Rekrutimi rus s’ka gjasa të ndikojë në luftën në Ukrainë”

Plani i Rusisë për të zgjeruar forcat e saj të armatosura nuk ka gjasa të ketë ndikim në luftën në Ukrainë, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.
Vladimir Putin kohët e fundit ka nënshkruar një dekret për rritjen e personelit ushtarak të forcave të armatosura ruse në më shumë se 1.15 milionë – një rritje e mundshme prej 137,000.
Por, Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se rritja nuk ka gjasa të rritë fuqinë luftarake të Rusisë – pjesërisht për shkak të humbjeve të vazhdueshme.
Dekreti i Presidentit Putin ka ardhur në mes të një përpjekjeje për rekrutime ushtarake, shkruan BBC.
Ka pasur raporte se rekrutuesit madje kanë vizituar burgjet, duke u premtuar të burgosurve liri dhe para./21Media

Back to top button