Remitancat u rritën në vlerën e 616 milionë euro

Për një periudhë 9 vjeçare migrantët shqiptarë kanë dërguar 7 miliardë euro

Dërgesat e emigrantëve vazhdojnë të mbeten një burim i rëndësishëm të ardhurash për ekonominë e Shqipërisë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar remitancat arritën në 616 milionë euro, ose 12 për qind më shumë sesa niveli minimal i regjistruar në 2013.

Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, gjatë dekadës së fundit, periudha 2007-2016, emigrantët shqiptarë kanë dërguar 7 miliardë euro në Shqipëri.

Edhe pse në raport me prodhimin kombëtar, dërgesat e emigrantëve nuk e kanë më rëndësinë që kishin në vitet para krizës, për mijëra familje ato mbeten një burim i mirë të ardhurash.

Back to top button