Dhjetra të vdekur në ditën e parë të Ramazanit

Numri i viktimave mund të rritet

Të paktën 18 vetë, kryesisht civilë u vranë sot kur një bombardues vetëvrasës synonte një konvoj të forcave provinciale të sigurisë në Afganistanin lindor, tha një zyrtar i Ministrisë së Brendshme.

Sipas raportimeve, Najib Danish zëdhënësi i ministrisë tha se objektivi i bombarduesit ishte një grup rojesh që siguronin forcat amerikane në provincën Khost, por shumica e viktimave ishin civilë.

Deri më tani askush nuk mori përgjegjësinë, por kryengritësit talebanë kanë rritur sulmet e tyre kundër forcave afgane të sigurisë që prej njoftimit të ofensivës së tyre të pranverës muajin e kaluar.

Forcat e sigurisë u sulmuan pranë stacionit kryesor të autobusëve të provincës, tha Danish. “Gjashtë civilë të tjerë duke përfshirë dy fëmijë të vegjël u plagosën në sulmin” shtoi ai.

Sulmi, i cili ndodhi në një rrugë midis një stacioni të autobusit dhe stadiumit të futbollit provincial, dëmtoi ose shkatërroi rreth një duzinë dyqane dhe disa automjete.

Sulmi erdhi në ditën e parë të Ramazanit, muajit të shenjtë islam, shkruan rtv21.tv.

Mubariz Zadran, një zëdhënës i guvernatorit provincial në Khost, tha se numri i viktimave mund të rritet pasi disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike./21Media

Back to top button