“ReMusica” mbylli edicionin e 20-të
Festivali “ReMusica” shënoi natën e fundit, përmbyllje e këtij edicionin me artistët e shquar nga Franca, si Pierre Fouchenneret në violinë dhe Theo Fouchenneret në piano, Ata sollën perlat franceze duke interpretuar vepra të Schumann, Bartok dhe Faure në koncertin e titulluar “The French Touch”,
“ReMusica” filloi edicionin e saj më 13 shtator dhe zgjati deri më 22 shtator.
Kujtojmë se, edicioni jubilar i këtij festivali u hap me dokumentarn me regji të Hana Agimit, “ReMusica 20 vjet”, e cila ishte pasqyrë e edicionit të 20-të. Pjesë e dokumentarit ishin artistë të njohur të cilët shënuan formimin e këtij festivali ndër vite.
Përpos Pierre dhe Theo Fouchenneret në natën e parë të festivalit, publiku pati mundësinë të shijojë koncertin recital të sopranos kosovare, Elbenita Kajtazi nën shoqërimin e pianistes Camille Lemonnier ku u interpretuan vepra të kompozitorëve të shquar vendorë e ndërkombëtarë.
Ky takim mes artistëve dhe publikut u pamundësua si shkak i pandemisë, por kjo ngjarje shënoi një program të larmishëm me artistë nga vendi dhe bota./21Media