ReMusica Vocal Ensemble me koncert në Belgjikë

ReMusica Vocal Ensemble do të mbajnë koncert në Bruksel të Belgjikës.
Koncerti do të mbahet në kuadër të Festivalit “La Semaine du Son, 2023”.
“Vitrail Albanese” titullohet koncerti i cili çon më 5 shkurt në Belgjikë, ReMusica Vocal Ensemble.
Koncerti i Ansamblit Vokal ReMusica do të jetë në natën përmbyllëse të Festivalit La Semaine du Son – De Week van de Klank.
Ansambli vocal i Kosovës, ReMusica është ansambël i formuar nga Festivali ReMusica dhe ai karakterizohet për repertoarin e tij të gjerë stilistik, duke filluar që nga muzika e vjetër – renesansë&barok, repertoari modern shqiptarë e deri tek repertoari botëror bashkëkohor.
Nën udhëheqjen e dirigjentit Rafet Rudi, tetë profesionistë janë bashkuar për të shpalosur muzikën korale me një finesë, ndjeshmëri interpretative duke synuar një standard shumë kërkues./21Media

Back to top button