Renditja në Superligën e Kosovës në basketboll pas xhiros së tetë

Në palestrën “Karagaq” në Pejë të dielën u zhvillua kryendeshja e xhiros së tetë në Superligën e Kosovës në basketboll ku ballafaquan Peja dhe Sigal Prishtinës.
Skuadra nga Peja e fitoi duelin spektakolare me vetëm dy pikë diferencë 79-77 duke e vazhaur kështu kampionatin edhe më tutje pa asnjë humbje.
Nga ana tjetër, kampioni në fuqi Golden Eagle Ylli regjistroi një fitore të thellë ndaj Rahovecit të cilin e mposhti me rezultat 109-59.
Peja është lidere e tabelës me 16 pikë, e ndjekur nga Sigal Prishtina me 13, pastaj Golden Eagle Ylli është i treti me 12, ndërsa Trepça dhe Bashkimi e kompletojnë top-5-shen me nga 11 pikë, aq sa ka edhe Vëllaznimi në vendin e gjashtë.
Dy pozitat e fundit mbahen nga Ponte Prizreni me 10 pikë dhe Rahoveci me 9 sosh.

Back to top button