Reperi i njohur u qëllua për vdekje në Stokholm

Policia u njoftua për të shtënat me armë zjarri në jug të Stokholmit, në orën 22:50 të së enjtes. Thuhet se një burrë është qëlluar në kokë dhe gjoks.
Policia më vonë tha se ai vdiq nga plagët e marra dhe se të afërmit e tij ishin njoftuar. Sipas disa mediave suedeze, mësohet se viktima është 19-vjeçari suedez i repit Einár.
Të shtënat kanë ndodhur në zonat ku ai banonte, transmeton rtv21.tv.
Mbrëmjen e së premtes, policia përdori një helikopter për të kërkuar autorët./21Media

Back to top button