19-vjeçarit në Skënderaj i sekuestrohet një armë

 
Dje, në orët e pasdites, një 19-vjeçari në Skënderaj i është sekuestruar një armë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se, sekuestrimi i armës, është bërë  në rrugën “Bekim Berisha” në Skënderaj, në kohën kur një njësi  policore po trajtonte një rast të një mosmarrëveshje ndërmjet disa personave, me ç’ rast nga i dyshuari  V. M., 19 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës është sekuestruar një armë e llojit “pistoletë”, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.
Lidhur me rastin për armëmbajtje pa leje është  intervistuar personi i dyshuar, ndërsa pas intervistimit  me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt, dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale  “Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”./21Media

Back to top button