Reperi kosovar që po kryeson në Spotify për Finlandë

Reperi kosovar që po kryeson në Spotify për Finlandë T Swoop është emri artistik i reperit kosovar Artin Zogiani, i cili ka arritur të jetë mjaft i suksesshëm në Finlandë, atje edhe ku jeton.

T Swoop së fundmi ka publikuar një këngë të re të titulluar “Allstar” me të cilën ka arritur të jetë i pari në top 50-shen e Spotify për Finlandë.

Në këtë këngë është i ftuar edhe Ibe, i cili njihet edhe si numri një i Spotify.

Për T Swoop mediet finlandeze kanë shkruar: Artisti T Swoop i cili vitin e kaluar solli një tingull të ri në Finlandë, iu rikthye sërish publikimeve me këngën verore Allstar.

Portali i njohur në Finlandë, klangi.fi në një artikull dedikuar këngës së re të T Swoop ndër të tjera ka shkruar “Reperi, i cili doli në sipërfaqe me hitet e tij “Mon Ami” dhe këngën “Paris to Berlin” me Fabe dhe Branco, u bashkua me Ibe me publikimin e tij të fundit, i cili ka qenë në vendin e parë për një kohë të gjatë në Spotify me hitin e tij “Blondina”, i publikuar në fillim të verës.

Sipas klangi.fi kënga “Allstars” ndërthur dy këndvështrime shumë të ndryshme, duke krijuar një tërësi unike dhe të paharrueshme.

“Doja të bëja një këngë që të sjellë një atmosferë të mirë në verë. Gjithçka erdhi shumë natyrshëm dhe mendoj se Ibe ishte opsioni më i mirë për këtë këngë. Ibe solli këndvështrimin e këngës që nuk mund ta sjell vetëm kur kemi stile kaq të ndryshme”ka deklaruar T Swoop per klangi.fi.

Back to top button