Replika e kundër replika mes Maqedoncit dhe Çollakut për pajisjen e FSK-së me armatim

 

Koloneli FSK-së, Ejup Maqedoncit në emisionin debatues “Click” në RTV21 u shpreh se Forca e Sigurisë së Kosovës në vazhdimësi është duke blerë dhe ka bërë blerje të sistemeve të armatimit dhe gjitha pajisjeve për kompletimin e misionit të saj. Por njëhësi i sigurisë prof, Fatmir Çollaku reagoi duke thënë se edhe nëse kemi buxhet Kosova nuk mund të blejë armatim pa leje nga NATO për blerjen e pajisjeve.

Çollaku u shpreh se FSK-ja nuk e ka mandatin e plotë ushtarak prandaj nuk ka të drejtë të pajisjet me armatim çfarë mendojmë se na duhet.

Në anën tjetër, Maqedonci replikoi duke thënë se FSK -ja nuk ka kufizime në mandatin për blerjen e armatimit. “Blejëm armatim bazuar në planet operacionale të FSK-së”, tha ai.

Çollaku tutje u shpreh se FSK-ja nuk nuk mund të blejë helikopterë dhe sistem raketor duke qenë KFOR-i këtu./21Media

Back to top button