Pep Guardiola – rrugëtimi drejt trofeut të 31 në karrierë

2 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Edhe zyrtarisht skuadra e Manchester Cityt në krye me trajnerin Pep Guardiola janë shpallur sot kampion të Premier Ligës angleze 2020/21.

Ky ishte trofeu i tretë i Manchester Cityt në katër sezonet e fundit, dhe i 31 personal i trajnerit spanjoll.

Me 80 pikë në krye të tabelës, “Qytetarët” shpallen kampion pas 35 ndeshjeve të zhvilluara, ku deri tani kanë regjistruar 25 fitore, pesë barazime dhe pesë humbje.

Në krye me Guardiolan, ky ishte trofeu i nëntë i Manchester Cityt që nga sezoni 2016/17 kur trajneri spanjoll zbarkoi në “Etihad”.

Në anën tjetër ky ishte trofeu i 31 personal i Pep Guardiolas në karrierë si trajner, ku më herët ishte në krye të Barcelonës dhe Bayern Munichut.

Statistikat e mahnitshme të Guardiolas prej kohës sa është trajner:

2008/09 – Kampion i La Liga me Barcelonën

2008/09 – Kampion i Kupës spanjolle me Barcelonën

2008/09 – Kampion i Ligës së Kampionëve me Barcelonën

2008/09 – Trajneri më i mirë në botë me Barcelonën

2009/10 – Kampion i La Liga me Barcelonën

2009/10 – Kampion i Kupës së Mbretit me Barcelonën

2009/10 – Kampion i Kupës së Botës për klube me Barcelonën

2009/10 – Kampion i UEFA Superkupës me Barcelonën

2009/10 – Trajneri më i mirë në botë me Barcelonën

2010/11 – Kampion i La Liga me Barcelonën

2010/11 – Kampion i Kupës së Mbretit me Barcelonën

2010/11 – Kampion i Ligës së Kampionëve me Barcelonën

2011/12 – Kampion i Kupës së Mbretit me Barcelonën

2011/12 – Kampion i Kupës spanjolle me Barcelonën

2011/12 – Kampion i Kupës së Botës për klube me Barcelonën

2011/12 – Kampion i UEFA Superkupës me Barcelonën

2013/14 – Kampion i Bundesligës me Bayern Munichun

2013/14 – Kampion i Kupës së Gjermanisë me Bayern Munichun

2013/14 – Kampion i UEFA Superkupës me Bayern Munichun

2013/14 – Kampion i Kupës së Botës për klube me Bayern Munichun

2014/15 – Kampion i Bundesligës me Bayern Munichun

2015/16 – Kampion i Bundesligës me Bayern Munichun

2015/16 – Kampion i Kupës së Gjermanisë me Bayern Munichun

2017/18 – Kampion i Premier Ligës me Manchester Cityn

2017/18 – Kampion i Kupës së Anglisë me Manchester Cityn

2018/19 – Kampion i Premier Ligës me Manchester Cityn

2018/19 – Kampion i Kupës FA me Manchester Cityn

2018/19 – Kampion i Kupës së Anglisë me Manchester Cityn

2018/19 – Kampion i Superkupës së Anglisë me Manchester Cityn

2019/20 – Kampion i Kupës së Anglisë me Manchester Cityn

2019/20 – Kampion i Superkupës së Anglisë me Manchester Cityn

2020/21 – Kampion i Premier Ligës me Manchester Cityn

2020/21 – Kupa e Anglisë me Manchester Cityn.