Reporterët pa Kufij: 1668 gazetarë të vrarë në 20 vitet e fundit

Organizata ‘Reporterët pa Kufij’ (RSF), ka përpiluar dhe analizuar shifrat për gazetarët e vrarë gjatë 20 viteve të fundit – dy dekada veçanërisht vdekjeprurëse për ata të cilët janë angazhuar në shërbimin e së drejtës për të informuar. Duke i përfshirë vrasjet, vrasjet me porosi, pritat, vdekjet në zonat e luftës dhe plagosjet fatale, një total prej 1,668 gazetarësh janë vrarë në mbarë botën në lidhje me punën e tyre në dy dekadat e fundit (2003-2022), sipas raporteve të RSF-së të bazuar në të dhënat e tij vjetore. Kjo shifër tregon mesatarisht më shumë se 80 gazetarë të vrarë çdo vit. Numri total i të vrarëve që nga viti 2000 është 1787.
Vitet më të errëta
Numri vjetor i vdekjeve arriti kulminacionin në vitet 2012 dhe 2013 me 144 m respektivisht, 142 gazetarë të vrarë. Këto kulme, në masë të madhe për shkak të luftës në Siri, u pasuan nga një rënie graduale dhe më pas shifra historikisht të ulëta nga viti 2019 e në vazhdim. Mjerisht, numri i gazetarëve të vrarë në lidhje me punën e tyre në vitin 2022 – 58 sipas Barometrit të Lirisë së Shtypit të RSF-së më 28 dhjetor – ishte më i larti në katër vitet e fundit dhe ishte 13.7% më i lartë se në vitin 2021, kur u vranë 51 gazetarë.15 vendet më të rrezikshmeGjatë dy dekadave të fundit, 80% e vdekjeve në media kanë ndodhur në 15 shtete. Dy shtete me numrin më të madh të vdekjeve janë Iraku dhe Siria, me një total prej 578 gazetarësh të vrarë në 20 vitet e fundit, ose më shumë se një e treta e totalit në mbarë botën. Pas tyre renditen Afganistani, Jemeni dhe Palestina, Afrika dhe Somalinë.
Shtete më të rrezikshme në Evropë
Rusia vazhdon të jetë vendi më vdekjeprurës i Evropës për mediat, me numrin më të madh të gazetarëve të vrarë gjatë 20 viteve të fundit. Që kur Vladimir Putin mori pushtetin, Rusia ka dëshmuar sulme sistematike ndaj lirisë së shtypit – përfshirë ato vdekjeprurëse – siç ka raportuar vazhdimisht RSF. Këto sulme përfshijnë edhe vrasjen e gazetarës së profilit të lartë Anna Politkovskaya më 7 tetor të vitit 2006.Lufta që filloi në Ukrainë më 24 shkurt 2022 është një nga arsyet pse ky vend ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në Evropë. Tetë gazetarë janë vrarë në Ukrainë që nga pushtimi i Rusisë. Por 12 të tjerë u vranë atje gjatë 19 viteve të mëparshme.
Franca renditet si vendi i katërt më vdekjeprurës evropian si rezultat i masakrës në të përjavshmen satirike Charlie Hebdo në Paris në vitin 2015.
Gazetarë të vrarë në zonat e luftës
Gjatë dekadës së fundit, gazetarët kanë rrezikuar më shumë në zonat ku po ndodhnin përleshje të armatosura. Nga 686 vrasjet që nga viti 2014, 335 kanë qenë në zona lufte (përfshirë Sirinë, Afganistanin dhe Jemenin). Pesë vitet më vdekjeprurëse ishin vitet 2012-2016, me 94 të vrarë në vitin2012, 92 në vtin 2013, 64 në vitin 2014, 52 në vitin 2015 dhe 53 në vitin 2016.Një inkurajim i lehtë mund të nxirret nga fakti se totali vjetor i gazetarëve të vrarë në zonat e luftës nuk i ka kaluar 20 gjatë tri viteve të fundit. Përveç rënies së intensitetit të disa luftërave, këto shifra e pasqyrojnë efektivitetin e masave parandaluese dhe mbrojtëse të marra nga organizatat e lajmeve, si dhe, ndonjëherë, raportimin e masave paraprake dhe kufizimeve. “Zonat në paqe” ku edhe gazetarët janë në rrezik
Shtetet, ku zyrtarisht nuk po zhvillohet asnjë luftë, nuk janë domosdoshmërisht të sigurta për gazetarët dhe disa prej tyre janë afër kryesimit të listës së atyre ku kanë ndodhur vrasje. Në fakt, më shumë gazetarë janë vrarë në “zonat në paqe” sesa në “zonat në luftë” gjatë dy dekadave të fundit, në shumicën e rasteve sepse ata po hetonin krimin e organizuar dhe korrupsionin. Me 47.4% të gazetarëve të vrarë në vitin 2022, Amerika sot është qartësisht kontinenti më i rrezikshëm në botë për median, gjë që e justifikon zbatimin e politikave specifike të mbrojtjes. Katër shtete – Meksika, Brazili, Kolumbia dhe Hondurasi – janë ndër 15 vendet më të rrezikshme në botë. Kontinenti aziatik ka gjithashtu shumë vende në këtë listë tragjike, duke përfshirë Filipinet, me më shumë se 100 gazetarë të vrarë që nga fillimi i vitit 2003, Pakistani me 93 dhe India me 58.
Viktima të vdekjeve janë edhe gratë gazetare
Së fundmi, ndërkohë që shumë më tepër gazetarë meshkuj (më shumë se 95%) janë vrarë në zona lufte ose në rrethana të tjera krahasuar me kolegët e tyre femra, këto të fundit nuk janë kursyer aspak. Gjithsej 81 gra gazetare janë vrarë në 20 vitet e fundit – 4.86% e totalit të vdekjeve në media. Që nga viti 2012, janë vrarë 52 gra gazetare, në shumë raste pas hetimeve për të drejtat e grave. Disa vite ka pasur rritje të numrit të grave gazetare të vrara, dhe disa prej tyre kanë qenë veçanërisht alarmante. Në vitin 2017, dhjetë gra gazetare u vranë (përkundrejt 64 gazetarëve meshkuj) – një rekord prej 13.5% e totalit të vdekjeve në media të atij viti./RSF

Back to top button