Reshje shiu dhe vranësira sot në Shqipëri

 
Ditën e premte në Shqipëri moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët. Reshjet e shiut do të bëhën të pranishme me intensitet të ulët.
Në pjesën bregdetare e kryesisht në veriperëndim e jugperëndim të vendit reshjet e shiut do të marrin formën e rrebesheve me rrufe. Në alpe reshje bore me intensitet deri mesatar. Në mbrëmje reshjet e borës do të prekin edhe lartësitë mbi 1100 metër në verilindje të vendit me intensitet të ulët. Mjegulla e mjegullina parashikohet të përfshijë zonat luginore të vendit.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera herës e vrullshme. Në mbrëmje era kthen nga verilindja duke sjellë rënie temperaturash. Valëzimi në dete i forcës 4 deri 5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 4 deri 10°C
në zona e ulëta 6 deri 17°C
në zona bregdetare 9 deri 18°C.

Back to top button