Kaloni te përmbajtja kryesore

320 raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë 320 raste aktive me COVID-19.
Komuna me numrin më të madh të rasteve aktive është Prishtina, me 59 raste, më pas Ferizaj me 49, Gjilani me 23, Prizreni me 21, Klina me 19, e të tjera.
Dje janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 424 testime të kryera. Rastet pozitive ishin nga: 7 nga Komuna e Prishtinës, 3 nga Fushë Kosova, 2 nga Gjilani, dhe nga një rast në Prizren, Gjakovë, Ferizaj dhe Mitrovicë.
Ndërsa janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 811./21Media
 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button