Reshje të shumta dhe erëra të forta gjatë natës, probleme thuajse në të gjithë vendin

Reshjet e shumta dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme thuajse në të gjithë vendin. Në rrugën e re të Dibrës niveli i ujit u shfaq i lartë ndërsa nuk kanë munguar rrëshkitjet e dheut.

Në Kolonjë po ashtu kishte vërshim të ujit në rruget e qytetit. Dalja nga shtrati i përrenjve ka shkaktuar edhe përmbytje të tokave.

Në qarkun e Korçës problem mbetet furnizimi me energji elektrike ku problemet më të mëdha kanë qenë në fshatrat e Ersekës dhe të Pogradecit si dhe në 13 fshatra të Maliqit.

Në qarkun Fier gjatë natës ka patur reshje te dendura shiu. Rënie të drurëve janë shënuar në Parkun Divjake – Karavasta duke shkaktuar edhe bllokim të rrugëve.

Lumi Seman, Shkumbini dhe Vjosa kane rritje te sasise se prurjeve po qe jane aktualisht brenda shtratit te tyre.

Qarku Kukës vijon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe shoqëruar me erë.

Për shkak të stuhisë Ka patur rënie inertesh, rrëshqitje dherash dhe bllokime të tumbinave në disa segmente rruge. Bëhet e ditur se rezervuaret janë në monitorim të vazhdueshëm.

Në Elbasan nuk ka përmbytje në rrugë por në disa akse ka rënie të dherave dhe gurësh. Fenomeni u regjistrua në Elbasan-Q.Thane, Gramsh-Moglice, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Sterbleve por edhe në rrugët e fisa fshatrave.

Pas Tiranës, Durrësi ka qenë më i prekuri nga niveli i lartë i shirave. Gjithësesi qetësimi gjatë natës ka sjellë kapërcimin e rrezikut të daljes së lumenjve nga shtrati ndërsa pua ka vijuar në pastrimin e rrugëve.

Te tre segmentet e bllokuara nga shembjet e dheut ne rrugen e Thethit në Shkodër u zhbllokuan këtë mëngjes. Edhe në Lezhe nuk regjistrohet emergjencë./oranews

Back to top button