Kaloni te përmbajtja kryesore

Reshjet atmosferike, dëme të shkaktuara edhe në Deçan

Komuna e Deçanit ka njoftuar se pas reshjeve të theksuara atmosferike, edhe në këtë këtë komunë ka pasur dëme të shkaktuara në infrastrukturën rrugore, ekonomitë familjare dhe bizneset.
Në njoftimin e komunës thuhet se kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj së bashku me drejtorin për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike, Izet Zenuni, bashkë me ekipin dhe njësit kanë intervenuar me institucionet tona.
“Me Shtabin Emergjencat në Komunë, Njësit e Zjarrfikësve, Kompaninë Higjena, Hidrodrini, dhe Kompaninë Lika – Trade, kanë intervenuar në fshatin Baballoq, Carrabreg i Epërm, Lagjia e Deçanit, Sllup, Voksh, Pobergj, Irzniq, Strellc i Ulët dhe në rrugën Deçan – Plavë. Ka pasur dëme të shkaktuara në infrastrukturën rrugore, ekonomitë familjare dhe bizneset. Kërkojmë nga qytetarët për çdo ankesë të drejtohen tek ne”, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button